Balla përballet me “Berishën” për 4 orë/ Dosja “Partizani”, dëshmon kreu i grupit të PS që bëri padinë: Tretjen e dheut e thashë për 21 janarin

Balla përballet me “Berishën” për 4 orë/ Dosja “Partizani”, dëshmon kreu i grupit të PS që bëri padinë: Tretjen e dheut e thashë për 21 janarin

Një përballje afro 4 orëshe midis dëshmitarit Taulant Balla që si kallëzues për privatizimin e sport klub Partizanit ju përgjigj të pyetjeve të të pandehurve dhe avokatëve të tyre. Gazetarja Anila Hoxha raporton se denoncuesi i çështjes Partizani, me tetë të akuzuar mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha rrëfeu se kishte kryer një investigim të gjatë si qytetar, politikan dhe deputet mbasi mblodhi dokumente që i provuan se privatizimi ishte kryer brenda 6 muajsh. Diçka e tillë sipas dëshmitarit nuk ka ndodhur me qytetarët e tjerë dhe i pyetur nga të akuzuarit ai i tha Malltezit se gjatë kohës kur e përfitoi pronën vjehrri i tij ishte kryeministër. “Ua kam thënë që kur kam ardhur që, fakti që në bankën e të akuzuarve ka persona të...