Balla në Kavajë: Fasoneria përfitojnë financim deri në 200 milionë lekë

Balla në Kavajë: Fasoneria përfitojnë financim deri në 200 milionë lekë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, ka vizituar një sipërmarrje tekstile në Kavajë, ku u ndal te rëndësia e mbështetjes së bizneseve prodhuese përmes programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Gjatë vizitës në kompaninë e Ylli Elmazit, Balla theksoi se edhe sektori fason mund të përfitojë nga kjo skemë financimi, e cila synon të nxisë investimet, rritjen e kapaciteteve dhe zgjerimin e aktivitetit të sipërmarrjeve shqiptare. Sipas Ballës, programi parashikon mundësi të reja financimi për bizneset përmes garancisë sovrane deri në 70%, normave të interesit preferenciale prej 2–3% dhe financimeve deri në 200 milionë lekë për çdo përfitues. Këto fonde, sipas tij, krijojnë mundësi për investime në teknologji, pajisje moderne, rritje të prodhimit dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë, përfshirë industrinë...