Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!
Avokati Idajet Beqiri ka komentuar protestën e zhvilluar më 20 qershor para Kryeministrisë, duke deklaruar se tubimet e kanë humbur qëllimin e tyre fillestar dhe nuk po arrijnë të bindin qytetarët. I ftuar në ABC News, Beqiri u shpreh se protesta po mbahet nën ndikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe se financuesi kryesor i saj është Shkëlzen Berisha. Sipas tij, pjesëmarrja e shoqërisë civile në këto tubime është minimale, ndërsa theksoi se ndryshimi politik realizohet përmes kutisë së votimit dhe shtetit ligjor, e jo përmes thirrjeve për revolucion. “Ajo që është më e rëndësishme, është fakti që po i gënjen të gjithë mendja, që aspektin që Shqipëria do hyjë në BE. Protestat që po bëhen e humbën qëllimin e vet. Nuk ua mbushin dot mendjen...
Burimi:
javanews.al