Avokat: Arrest me burg do të ketë, por tani gjykata do të kërkojë më shumë verifikim

Avokat: Arrest me burg do të ketë, por tani gjykata do të kërkojë më shumë verifikim

Avokati Ili Gërdupi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se arresti me burg do të ketë edhe në të ardhmen, por tani sipas tij gjykata do të kërkojë më shumë verifikim. “Po pra, synimi dhe qëllimi është që kur këto masa të jepen, të jepen për ato situata të cilat vërtetë e kërkojnë, po themi një masë ekstreme. Nuk është ndonjë përfundim apo ndonjë analizë që të kemi rënë të gjithë dakord që të themi se arrestimi me burg është i jashtëzakonshëm. E thotë vetë Kodi, neni 230, që jepet vetëm kur të gjitha masat e tjera janë të papërshtatshme”, u shpreh Gërdupi. Ai vuri në dukje se duhet pasur parasysh se nëse “një paraburgim për një njeri të zakonshëm që...