Atij i erdhi letra nga mbreti, e ju mendoni se qeverinë do e rrëzojë Trump

Atij i erdhi letra nga mbreti, e ju mendoni se qeverinë do e rrëzojë Trump

Belind Këlliçi, i ftuar në emision,  foli për ftesën që ka marrë Edi Rama për të qenë në bordin e paqes për Gazën. I pyetur nga Ylli Rakipi për strategjinë e PD, që shpreson se Amerika do të heqë Ramën, Këlliçi mohoi që ky të jetë qëndrim zyrtar i PD-së dhe u përpoq ta relativizojë ftesën e Trump ndaj Ramës, duke thënë se nuk ka ndonjë rëndësi, pasi ajo letër i ka vajtur mbi 140 liderëve. Biseda në studio:  Ylli Rakipi: Trumpi ftoi Ramën për rregullimin e Gazës. Mos vallë keni gabuar zoti Belind me këtë ide, që Ramën do ta heqë Amerika? Mos e keni gabim? Belind Këlliçi: Asnjë zyratr i PD, deri më sot, nuk ka mbajtur qëndrim që Amerika do të heqë...