Atentatori i Dragostunjës kthehet në vendin e krimit

Atentatori i Dragostunjës kthehet në vendin e krimit

Ilirr Dako Kryeministri shqiptar, Edi Rama shkoi sot për të vizituar vendin e atentatit të tij ndaj qytetarëve të juglindjes. Pasi i la për 11 ditë të izoluar nga toka mëmë, pa furnizime, pa spitale dhe në mëshirë të fatit, njeriu më i papërgjëgjshëm i rruzullit tokësor shkoi me një kortezh prej rreth 20 makinash dhe me një shpurë burokratësh për të zbuluar mrekullinë e qeverisë së tij.  Kryetari i bandës së shkatërrimit të Shqipërisë, pasi sfidoi juglindorët duke ju kaluar me helikopter mbi kokat e radhës kilometrike të makinave me hallexhinj, u kujtua pas 20 ditësh të shkelë në vendin e krimit të quajtur Dragostunjë, për të larë duart si Ponc Pilati. Atentatori i Dragostunjës, së bashku me zëvendës komandanten e çëtës së hajdutëve,...