Asambleja e partisë në Gjirokastër, Rama: PS boshti i procesit të integrimit në BE, pa besimin e qytetarëve nuk do të ishim në negociata

Asambleja e partisë në Gjirokastër, Rama: PS boshti i procesit të integrimit në BE, pa besimin e qytetarëve nuk do të ishim në negociata

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Gjirokastër. Në fjalën e tij ai foli ne lidhje me gjithë lëvizjen që Partia Socialiste duhet të bëjë në funksion të integrimit në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se PS është boshti i këtij procesi, teksa foli edhe në lidhje me rritjen ekonomike që vendi ynë ka pasur që nga 2013-ta, kur PS mori drejtimin e qeverisë. “Keni kryer fazën e parë të analizave dhe ripërtëritjes së organizatave socialiste dhe do të vazhdojnë fazat e tjera, me zgjedhjet e kryetarëve të njësive. Gjithashtu edhe ajo pjesë kohe që do t’ia kushtojmë 35-vjetorit të PS në një formë kujtimi për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe nuk janë më mes nesh, kanë...