‘As të majtë, as idealistë’/ Nurellari: Rama dhe Kurti synojnë vetëm konsolidimin e pushtetit…
I ftuar në ‘KAFE SHQETO’ në SYRI TV, analisti politik Adri Nurellari ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, udhëheqës të politikës shqiptare dhe kosovës e përdorin pushtetin, duke theksuar se pozicionimi i tyre si të majtë është më shumë formal sesa ideologjik. Ai u shpreh gjatë intervistës se si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk udhëhiqen nga bindje ideologjike, por nga interesa për mbijetesë politike dhe përqendrim të pushtetit. Sipas Nurellarit, qasja e tyre karakterizohet nga tendenca për kontroll më të madh mbi institucionet dhe përballje të ashpër me kundërshtarët politikë. ADRI NURELLARI: Po shiko, këta të dy nuk janë të majtë. Nuk kanë ideologji ose besnikëri ndaj ideve, vlerave, me të cilat mund të mos pajtohesh,...
Burimi:
syri.net