Artur Meçollari: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në mbështetje të SHBA, presidenti Begaj ndjek urdhrat e eprorit të tij..
Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka kritikuar ditën e djeshme mungesën e reagimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, lidhur me arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në një operacion të SHBA-së. Në një reagim publik, Meçollari krahason qëndrimin e institucioneve shqiptare me atë të Kosovës, ku Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u shprehën hapur në mbështetje të Shteteve të Bashkuara, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, heshtja lidhet me ndikimin e Kryeministrit Edi Rama mbi Kreun e Shtetit. “Një President që nuk e di se kë përfaqëson. Aleanca e Shqipërisë me SHBA bazohet në interesa të përbashkëta dhe jo në interpretime të njëjta të së drejtës ndërkombëtare. Arrestimi i Maduros nëpërmjet një operacioni ushtarak amerikan në Karakas ka ngritur...
Burimi:
sot.com.al