Artisti dhe Frika – Monolog nga Julia Ilirjani
Sot të gjithë po flasin për servilizmin e artistit… Për artistin që me ndërgjegje bëhet kozmetikë e pushtetit… Për artistin që përdoret… Por unë dua t'ju flas për diçka tjetër. Unë dua t'ju flas për frikën. Nëpër tavolina artistësh dëgjoj vazhdimisht fjali që fillojnë me "mos…" "Mos fol… mos e thuaj… mos të të dëgjojnë… mos, se do të lënë pa punë…" Prandaj dhe në këtë debatin e sotëm kur diskutohet për artistin që i shërben pushtetit, unë shoh frikën. Frikën patologjike, të mbartur brenda nesh, atë bindjen e heshtur se po nuk shërbeve, diçka e keqe do të ndodhë. Kanë frikë të shfaqen… se kushedi ç’i gjen. Kanë frikë të mos shfaqen… se u heqin atë që kanë! Dhe nuk janë vetëm artistët, por krejt...
Burimi:
syri.net