Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, Gjyli: Nevojiten masa më të forta dhe reforma të thelluara në sistemin e drejtësisë
Analistja Arsejda Gjyli, bazuar në arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndodcit, tha në QUO VADIS se nevojiten masa më të gjera dhe një qasje strategjike afatgjatë për përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve në Shqipëri. Sipas saj, problematika nuk lidhet vetëm me sigurinë, por edhe me kontrollin dhe funksionimin institucional të drejtësisë. Gjyli theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë në nivel institucional, duke shtuar se ngjarje të rënda, si vrasja e ndodhur brenda gjykatës pak muaj më parë, tregojnë qartë nevojën për masa më të forta dhe reforma të thelluara. “Në optikën time, këndvështrimin tim, në këtë pikë, ashtu siç është dhënë edhe rekomandimi nga BE dhe SHBA, duhet të merren masa më të gjera sa i takon funksionimit...
Burimi:
vizionplus.tv