Argumentet kryesore: Pse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK?
Vendimi i Partisë Socialiste për të mos miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut nuk ishte vetëm një votë politike, por u mbështet mbi një raport të detajuar të lexuar në Grupin Parlamentar nga Ulsi Manja, i cili artikuloi një seri argumentesh juridike dhe procedurale për të justifikuar refuzimin e autorizimit. Në thelb, shumica parlamentare nuk e mohoi hetimin ndaj ish-zv.kryeministres, por argumentoi se kërkesa për arrestim nuk ishte e mbështetur mjaftueshëm në prova dhe rrethana konkrete. Pretendimi kryesor: SPAK nuk provoi rrezikun për prishjen e provave Argumenti qendror i raportit të lexuar nga Manja ishte se prokuroria nuk arriti të provojë me fakte reale se Balluku mund të prishë provat e hetimit. Në raportin e PS theksohet se SPAK përmend vetëm mundësi...
Burimi:
javanews.al