Aplikimi nuk u pranua në seli, Kokalari publikon letrën e kandidimit: PD ka futur kritere të reja, janë antikushtetuese! U firmosën nga Vokshi
Evi Kokalari ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale pasi vetëm pak kohë më parë publikoi fotot ku tregonte se dokumentacionin ia kishte dërguar në rrugë elektronike në adresë jo vetëm të Sali Berishës, por edhe të djalit të tij Shkëlzenit, Albana Vokshit, Ivi Kasos, Nokës. Ndërkohë kësaj radhe ajo ka publikuar “Letrën e Interesit” dërguar PD-së me aplikimin. Në deklaratë Kokalari nënvizon se për këtë garë PD-ja ka futur kritere të reja, duke përfshirë kërkesën e kontributit 10-vjeçar dhe aktivitetit zgjedhor. Më tej ajo thotë se ato janë antikushtetuese dhe janë firmosur nga Albana Vokshi.Deklarata e plotë:Më poshtë gjeni “Letrën e Interesit” dërguar PD-së me aplikimin. _______________ Dorëzimi Zyrtar i Kandidaturës për Kryetare të Partisë Demokratike të Shqipërisë – Dorëzuar Nën Protestë.I nderuar...
Burimi:
javanews.al