Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar vendimin e GJKKO për Jusel Micin e Mendim Domin, dy organizatorë të një skeme kriminale mashtrimi me Call Center, që u shkaktuan qytetarëve europianë një dëm prej mbi 15 milionë eurosh.  Më 18 qershor të 2025 GJKKO i dënoi gjithsej me 23 vite burg për disa vepra penale: mashtrim kompjuterik, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.   Gjykata vendosi konfiskimin e 14 pasurive të paluajtshme, përfshirë: 3 apartamente, 2 të Micit dhe 1 i Domit, sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore (rreth 26 mijë metër katror) dhe 3 llogari bankare të Domit me vlerë rreth 200 mijë euro. Gjithashtu, u konfiskuan të gjitha sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve në subjektin “Telex” shpk, të cilat shërbyen si prova materiale në procesin penal. ...