Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj
Gjykata e Apelit të GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë që shkalla e parë ka vendosur për Belinda Ballukun dhe dy vartësve të saj, krerët e ARRSH dhe KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Në vendimin e Apelit, Ballukut i ndalohet dalja jashtë vendit, si e vetmja masë që i ka ngelur, pasi pezullimi nga detyra u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa Gjyli dhe Elezi do të qëndrojnë në arrest shtëpie./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv