Andi Tela: Mazhoranca vendosi mur para SPAK për Belinda Ballukun, sfidoi SHBA-të dhe BE-në

Andi Tela: Mazhoranca vendosi mur para SPAK për Belinda Ballukun, sfidoi SHBA-të dhe BE-në

Analisti Andi Tela, deklaroi se mazhoranca, duke refuzuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ka krijuar “një mur” përballë SPAK, duke sfiduar kështu edhe sponsorët e SPAK, SHBA-të dhe BE-në. “Pas Metës dhe Berishës që bashkuan 140 votat e famshme, Rama thotë kam qenë promotori kryesor i reformës. Ai thotë nuk keni parë këtë drejtësi të re që ndëshkon të pandëshkueshmit. Sot pamë Ulsi Manjën që ndërtoi skemën e mbrojtjes, dhe Ramën që bëri të njëjtën gjë duke thënë sukseset e saj në punë dhe arsyet pse prokuroria po gabon. Në fund Rama tha rrëzohet kërkesa. SPAK ka kërkuar masën e arrestit, ta marrë nga Kuvendi dhe ta çojë në gjykatë. Gjykata do të vendoste. Edhe nëse gjykata e shkallës së parë bën çfarë thotë SPAK,...