Analisti: Protesta e Berishës shërben për konsolidimin e kontrollit në PD, jo për ndryshim politik

Analisti: Protesta e Berishës shërben për konsolidimin e kontrollit në PD, jo për ndryshim politik

Protesta e sotme e thirrur nga Sali Berisha, lidhet më shumë me nevojën e tij për të mbajtur të mobilizuar Partinë Demokratike dhe për të konsoliduar autoritetin brenda saj, sidomos para zgjedhjeve të 23 majit, sesa me krijimin e një momenti të ri politik përballë Edi Ramës. Ky ishte konkluzioni i analistit Aleksandër Çipa në emisionin “Studio Live” në Report TV ku ishte i ftuar për të analizuar protestën e opozitës dhe situatën brenda Partisë Demokratike. “Nuk ndryshon asgjë. Kryen vetëm funksionin e aksionit politik, që i bie protesta e 9-të. Ndodh në pragun e zgjedhjes formale të kryetarit të partisë. Është e parathënë që kryetar do të jetë Berisha. Ai është investuar që regjinë e kësaj zgjedhjeje të parathënë ta ndërtojë në një mënyrë...