“Amerika nuk hoqi vizat për shqiptarët”/ Rama reagon për herë të parë për vendimin e SHBA: Linjë normale e politikës së Trump

“Amerika nuk hoqi vizat për shqiptarët”/ Rama reagon për herë të parë për vendimin e SHBA: Linjë normale e politikës së Trump

Kryeministri Edi Rama komentoi pezullimin e vizave të emigracionit nga SHBA. Polemikat e shumta që pasuan kreu qeverisë i quan si dezinformim, çoroditje e opinionit publik, dhe helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë. “Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë. Kjo është e pavërtetë! Shtetet...