Ambasadorja zvicerane në Tiranë: Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me krizën klimatike

Ambasadorja zvicerane në Tiranë: Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me krizën klimatike

Në Tiranë u zhvillua Konferenca Rajonale mbi Klimën me temën “Të bashkuar për klimën”, një aktivitet që vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, inovacionit dhe politikave të gjelbra për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së brezave. Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, theksoi urgjencën e adresimit të krizës klimatike, duke nënvizuar se ajo nuk është më një kërcënim i largët, por një realitet që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme, ekonominë dhe mjedisin. Sipas saj, efektet e ndryshimeve klimatike nuk njohin kufij dhe prekin çdo vend në rajonin e Ballkani Perëndimor. Konferenca synon të nxisë pikërisht këtë frymë bashkëpunimi, të cilën Zvicra e konsideron thelbësore për qëndrueshmërinë klimatike në rajon. “Adresimi i çështjeve të klimës është shumë urgjente, kriza...