Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri kanë zhvilluar një tryezë diskutimi me ekspertë mbi reformën në drejtësi dhe perceptimin publik, ku në fokus ishte ecuria e reformës dhe pritshmëritë e qytetarëve në Shqipëri. Në fjalën e tij, Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, vlerësoi punën e bërë nga institucionet shqiptare në kuadër të procesit të integrimit europian, duke theksuar se mbështetja e Bashkimit Europian mbetet e vazhdueshme, por edhe e kushtëzuar nga rezultatet konkrete në fushat kyçe të shtetit të së drejtës. “Ne nuk kishim planifikuar publikimin që do të qëllonte në javën e miratimit të IPARD. Përgëzoj qeverinë shqiptare dhe ata që janë përfshirë në kapitujt 23 dhe 24. Miratimi i IBAR është njohje e punës suaj”,...