Alis Narazani zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Elbasan, nga gara u përjashtuan katër kandidate

Alis Narazani zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Elbasan, nga gara u përjashtuan katër kandidate

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Partinë Demokratike, Dega Elbasan, ku me shumicë votash është shpallur fitues Alis Narazani. Partia Demokratike, Dega Elbasan, mbylli më herët procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të degës, ndërsa menjëherë pas kësaj nisi edhe numërimi i votave nga anëtarët e komisionit. Në garë për drejtimin e degës ishin pesë kandidatë: Durim Çekrezi, i cili drejtonte përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog; Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete; Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e Partisë Demokratike; si dhe Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të ri politik. Nga lista është hequr Drejtuesja e grupit në Këshillin Bashkiak, Doris Madhi; Rudina Alla, kryetare e forumit demokrat të...