Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

Në emisionin “3D”, Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, u ndal te procesi i brendshëm zgjedhor në PD duke theksuar se një parti opozitare nuk e ka luksin e përjashtimeve. Ai pranoi se moslejimi i kandidaturave lë një shije negative, por shtoi se realiteti brenda PD-së është i qartë. “Kushdo që kandidon përballë Sali Berishës nuk fiton dot me votë. Ne e njohim partinë, nuk fiton dot me votë,” u shpreh Alimehmeti, duke nënvizuar se filtrimi i kandidaturave bëhet nga komisione të posaçme mbi bazën e rregullave dhe kritereve të përcaktuara. Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri solli një tjetër këndvështrim, duke thënë se duket sikur nuk ka një proces real zgjedhjeje brenda PD-së, pasi sipas tij partia e ka lidhur fatin...