Alesia Balliu akuza ndaj Shkëlzen Berishës: U sulmova me urdhër të tij, do përballem deri në fund
Alesia Balliu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar Shkëlzen Berishën për organizimin e një sulmi të koordinuar ndaj saj përmes mediave. Sipas Balliut, sulmi është realizuar përmes “televizionit të tij SYRI”, me qëllim mohimin e kontributit të saj në Partinë Demokratike. Ajo përdor edhe etiketime ironike për gazetarët që, sipas saj, kanë marrë pjesë në këtë sulm.Në reagimin e saj, Balliu rendit angazhimet dhe pozicionet që ka mbajtur brenda strukturave të partisë, duke theksuar se në vitin 2022 është zgjedhur me votë në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), ndërsa në vitin 2025 është emëruar drejtuese politike e rinisë për qarkun Elbasan dhe koordinatore në një grup pune të PD-së për këtë qark.Ajo shton gjithashtu se...
Burimi:
javanews.al