Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës
Sot po mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Tashmë deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 10-të kanë votuar pro kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Pas votimit, kryetare e Kuvendit të Kosovës është zgjedhur Albulena Haxhiu. Ajo ka arritur që të merr vota 66 pro nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kundër kanë votuar LDK-ja dhe PDK-ja ndërsa AAK-ja ka abstenuar Pas zgjedhjes së Haxhiut në krye të Kuvendit të Kosovës sipas rendit të ditës rradha është për të votuar në pako nënkryetarët e Kuvendit.
Burimi:
syri.net