“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompania më e mirë e krijimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompania më e mirë e krijimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve

Qeveria prezantoi kompaninë e re shtetërore “Albanian Digital Solution” e cila do të zhvillojë dhe mirëmbajë programet digjitale shtetërore. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo kompani simotër e AKSH-it, do të heqë nevojën e bashkëpunimit të shtetit me privatin. “ADS, që do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjes së tyre. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit që nuk mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre”, tha Rama. Sipas kreut të qeverisë, ADS i jep hapësirë talenteve të reja në fushën e teknologjisë ndërsa theksoi se shteti...