Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, reagoi një ditë pas përplasjes në Parlament me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke deklaruar se ndonëse nuk është ndjerë e fyer personalisht nga deklaratat e tij, është lënduar nga mënyra si u menaxhua situata nga drejtimi i Kuvendit. “Falënderoj kolegët që u bashkuan në një mendim që dhuna psikologjike institucionale nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe nga ana e grave deputete të PS për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit tuaj...