Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Akuzat që bën Noka, para 4 vitesh i dëgjonim nga Bardhi”, Hoxha: Salianji mund të shkojë drejt një formacioni të ri
Gazetari Ardit Hoxha tha se akuzat që Flamur Noka bën ndaj Ervin Salianjit, katër vite më parë Gazmend Bardhi ia drejtonte Nokës. Ai tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Sali Berisha ka sulmuar dhe akuzuar Salianjin, ndërsa ky i fundit thjesht i është kundërpërgjigjur, por jo në të njëjtën monedhë. Sipas Hoxhës, shumë shpejt Salianji mund të shkojë drejt një formacioni të ri politik. “Katër vite më parë, këto akuza që i bën Noka ndaj Salianjit, i bënte Gaz Bardhi ndaj Nokës. Ka një ironi brenda kësaj gjëje. Salianji ka bërë edhe thirrje për protestën e PD-së. Berisha ka sulmuar dhe akuzuar, ndërsa Salianji është kundërpërgjigjur, por jo në të njëjtën monedhë. Ai është në pozicion pritës. Nëse vazhdon të jetë brenda...