Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

Në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, të transmetuar këtë të enjte, më 30 prill, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur për akuzat ndaj tij lidhur me çështjen CEZ-DIA, të cilën e cilëson si një ndër më të përfolurat në 16 vitet e fundit. Madje sipas tij, kjo çështje është gjykuar katër herë, duke e konsideruar këtë një “rekord Guinness”. “Çështja më e përfolur prej 16 vitesh është CEZ-DIA. Është hera e katërt që po gjykohet (rekord guinness). Herën e parë gjyqi kundër Z. Ismailaj dhe 2 menaxherëve çekë ku asgjëkundi nuk ekziston emri im. Herën e dytë në Arbitrazh (Vjenë) ku studio ligjore që mbrojti shtetin shqiptar, Clifford Chance, përveç një reagimi zyrtar para përfundimit, është shprehur zyrtarisht pas gjyqit...