Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka deklaruar se prodhuesit e birrave kanë bërë evazion fiskal, që të mos paguanin akcizën. Komentet Braçe i bëri nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ku komentoi deklaratat e deputetes demokrate Jorida Tabaku, e cila kërkoi që prodhuesit e birrës artizanale të paguajnë më pak akcizë dhe të mos trajtohen njësoj si prodhuesit e mëdhenj të birrës. Ligjvënësi socialist tha gjithashtu se prodhuesit e birrës kanë arritur që të korruptojnë edhe ministra dhe zyrtarë tatimesh. Braçe shtoi se pavarësisht se që prej vitit 2022 të gjithë paguajnë njësoj, prodhuesit e vegjël artizanal janë goditur. “Në vitin 2010, sistemi i akcizës për birrën ishte deri 200 mijë hektolitra dhe mbi 200 mijë. Presioni ka qenë shume i madh, sepse prodhuesit...