Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Në postimin e tij, Rama thekson se, ndërsa vendi është në pikëllim dhe drejtësia po ndjek autorin e ngjarjes, është detyrë e të gjithëve, veçanërisht e mediave, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Reagimi i Ramës në X: Ndersa i gjithe vendi eshte ne pikellim per kete ngjarje dhe drejtesia ben punen e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve po veçanërisht e mediave e portaleve, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të rënda nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pakthyeshme dhe e hienizon botën e informacionit....
Burimi:
javanews.al