Aksidenti tragjik në Durrës/ Noka: Një timonier i dehur dhe një vesh i shurdhër i shtetit… Sot ndodhi e keqja
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me aksidentin në Durrës, ky jeta e dy të miturve, 13 dhe 10 vjeç, u shua në mënyrë tragjike. ‘Nuk do flisnim sot për këtë kob që ra në Durrës, nëse ankesat e lagjes ndaj këtij individi do të ishin marrë seriozisht nga Policia e Shtetit. Një timonier i dehur dhe një vesh i shurdhër i shtetit, herët a vonë do ndodhte e keqja’, shkruan Noka në Facebook. Gjithashtu Noka i shpreh ngushëllimet familjeve duke theksuar se kjo tragjedi për këta prindër nuk ka ngushëllim. ‘Zoti u dhënë forcë prindërve! Nuk ka fjalë që i ngushëllon. Të çahet zemra kur i sheh ato pamje’, shkruan Noka. Postimi i plotë: Nuk do flisnim sot për...
Burimi:
syri.net