Aksidenti në Durrës/ Saraçi: Pasojë e papërgjegjshmërisë dhe dështimit institucional…
Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen tragjike në Durrës, duke theksuar se familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi dhe që rasti të trajtohet si vrasje dhe jo si aksident. Sipas tij, ngjarja ishte e paralajmëruar, ndërsa zhvillimet pas aksidentit, përfshirë largimin e autorit dhe lidhjet e pretenduara me përfaqësues politikë, e bëjnë situatën edhe më shqetësuese. Romir Saraçi: Ata kërkojnë njëherë, pjesa e parë është drejtësia, për të vendosur drejtësi sepse ata e kanë vuajtur atë sjellje agresive që solli deri në aksident, atë sjellje të papërgjegjshme të personit që shkaktoi aksidentin, gjë që është dhe kërkojnë drejtësi sot për ta konsideruar atë si një vrasje, jo si një aksident. Pra, në kërkesën...
Burimi:
syri.net