‘Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral’, Berisha: Balla, kriminel që trafikonte prostituta, fliste me Mario Çelën për…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë nga Taulant Balla ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Berisha e akuzoi Ballën për lidhje me krimin dhe e cilësoi atë si pjesë të një organizate kriminale, që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama. “Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, anëtar i organizatës kriminale të Edi Ramës”, u shpreh Berisha, duke shtuar se ai e ka denoncuar prej kohësh për veprimtari kriminale. Sipas Berishës, Balla është përmendur në denoncime të ndryshme për lidhje me trafik prostitucioni dhe me elementë të krimit të organizuar, duke pretenduar se për këto raste ekzistojnë edhe materiale në dosje gjyqësore. Kreu i PD...
Burimi:
sot.com.al