Ai që shan anglisht popullin e tij!

Ai që shan anglisht popullin e tij!

Nga Grigels Muçollari Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, Edi Rama mallkonte ata që, sipas tij, e shanin Shqipërinë në anglisht. Me ta kacafytej vazhdimisht Kryeministri. Por, si shumë gjëra të tjera që kanë rezultuar fasadë e hipokrizi, edhe ky argument i është kthyer në bumerang. Sepse vetë ai, ky ‘mëmëdhetari’ më i madh, paska sharë në anglisht jo vendin e tij, por vetë shqiptarët. Protestuesve, qindra mijëra të rinjve e të rejave, burrave e grave, familjeve që dalin në shesh, qindra mijëra të tjerëve që i mbështesin nga shtëpitë e tyre dhe qindra mijëra emigrantëve shqiptarë, u ka thënë: ‘Fuck you!’ Asnjë udhëheqës nuk i është drejtuar në këtë mënyrë popullit të vet. Kjo është shenja e një gjendjeje të...