Afera e Tunelit të Llogarasë, zbardhet dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut në SPAK: Ja kush më detyroi për tenderin

Afera e Tunelit të Llogarasë, zbardhet dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut në SPAK: Ja kush më detyroi për tenderin

Vartësja e Belinda Ballukut iu rrëfeu prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë. Pas kësaj dëshmie SPAK thotë se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj. E kjo sipas prokurorisë provohet nga përgjimet. Këto fakte janë pasqyruar ne kërkesën që SPAK ka dorëzuar në kuvend për leje për të arrestuar zv.kryeministen. Dëshmia Datë 10 nëntor 2025 E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues....