Afati për Marco Rubio/ 90 ditë monitorim autokracive të Ballkanit Perëndimor

Afati për Marco Rubio/ 90 ditë monitorim autokracive të Ballkanit Perëndimor

Afati për Marco Rubio/ 90 ditë monitorim autokracive të Ballkanit PerëndimorMë 18 dhjetor 2025, Presidenti Donald Trump firmosi ligjin vjetor të mbrojtjes së SHBA, NDAA 2026, një akt që tradicionalisht shërben jo vetëm për buxhetet ushtarake, por edhe si dokument orientues i politikës së jashtme amerikane. Brenda këtij ligji, Ballkani Perëndimor trajtohet si një hapësirë ku demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike shihen si pjesë e të njëjtit problem strategjik. Kapitulli për Ballkanin Perëndimor mban emrin “Kapitulli F për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”. Qysh në hyrje, Kongresi amerikan e vendos tonin politik duke e përkufizuar rajonin si “një rajon pluralist, shumetnik, në zemër të Europës, kritik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit”. Ky formulim sinjalizon se destabiliteti në Ballkan shihet si...