Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koha të flasë anëtarësia

Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koha të flasë anëtarësia

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se të shtunën është koha të flas anëtarësia. Ai nënvizoi se LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. “Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo. Kështu do të veprojmë sërish, këtë të shtunë”. “Këtë të shtunë mblidhemi për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet tona, me vullnet të lirë dhe me votë të lirë, ashtu siç i takon një partie demokratike që respekton anëtarësinë e saj dhe asnjë interes tjetër veç saj. Ky është parimi...