A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës
Charles Kupchan, ish-këshilltar për politikën e jashtme në administratat e presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama, i ftuar ekskluziv në “Off The Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, komentoi rrezikun e mundshëm që mund t’i kanoset Shqipërisë nga Irani, duke pasur parasysh faktin se prej vitesh vendi ynë strehon një pjesë të opozitës iraniane. Kupchan theksoi se në klimën aktuale të tensioneve, vigjilenca duhet të jetë e përgjithshme për vendet europiane, jo vetëm për Shqipërinë. “Në fakt, mendoj që të gjitha vendet europiane duhet të jenë të kujdesshme. Ato po qëndrojnë në mbrojtje dhe, në një farë niveli, po shprehin mbështetje për operacionin, me shpresën që të arrihet një rezultat i mirë. Ky nuk është një regjim që ka shumë simpatizues në botë. Shumë...
Burimi:
javanews.al