A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, për kushtet e tij në paraburgimin e Durrësit, ku po qëndron prej gati 2 vitesh. Duke kujtuar konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, Meta thotë se i janë shkelur të drejtat e njeriut. Ish-presidenti pretendon se që nga 2 korriku 2025, pas një interviste, është vendosur në izolim ekstrem dhe se, sipas tij, nuk i është dorëzuar as vendimi i dënimit, duke ngritur pikëpyetje për të drejtën e ankimit. Pjesë nga intervista: Blendi Fevziu: A ka probleme me trajtimin tuaj? Avokati i Popullit ka deklaruar se tek ju janë shkelur të drejtat normale të çdo personi në izolim. A është çdo gjë...