A pati dhunë në protestën e PD? Eksperti i sigurisë flet në Quo Vadis
A pati dhunë në protestën e opozitës? Kjo ishte një nga pyetjet e bëra këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus. I pranishëm në studio, eksperti i sigurisë Fatjon Softa bëri një përmbledhje të asaj që ndodhi në protestë. Ai tha se lëndët e përdorura ishin mjaft të rrezikshme; ato përdoren edhe në Europë, por vetëm nga grupime ekstremiste. Sa i përket dhunës së policisë ndaj deputetit Nallbati, Softa tha se duhet bërë një hetim. Pjesë nga biseda: Softa: Protesta pati dy qëndrime. Ka një diferencë mes forcës dhe dhunës. Forcë është reagimi i policisë për të mbrojtur perimetrin; dhunë është kur tejkalohen kompetencat. Borakaj: Ka pasur dhunë në protestën e opozitës? Softa: Të kalojmë te lëndët...
Burimi:
vizionplus.tv