“A e largon Bordi i Paqes Shqipërinë nga BE?”/ Spiropali nga Kuvendi: Anëtarësimi ynë në Union, prioritet politik
Pas miratimit në Komisionin e Jashtëm, ministrja Spiropali mori fjalën në Kuvend ku u kërkoi deputetëve të miratonin projektligjin për Bordin e Paqes. Ftesa e presidentit Trump, tha Spiropali, e pozicionon Shqipërinë si anëtare themeluese të Bordit të Paqes. “Një ftesë që e pozicionon vendin tonë si anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Për të qenë aty që në fillim, kjo ka rëndësi. Kjo nuk është çështje partie, por çështje e shtetit shqiptar. Në këtë sallë kemi dallime politike, ajo që nuk është normale është ajo që dëgjuam para pak minutash. Ka momente kur këto dallime nuk na ndihmojnë. Sot Shqipëria ka nevojë për qetësi dhe maturitet. Shqipëria e pranon këtë ftesë jo si privilegj, por për të marrë përgjegjësi. Konfliktet e vjetra nuk po...
Burimi:
top-channel.tv