A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama në “Flasim”: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj

A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama në “Flasim”: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj

Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende. Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke  përfshirë edhe Shqipërinë. “Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar...