A do të japë PS autorizimin për arrestimin e Ballukut? Manja jep përgjigjen përfundimtare

A do të japë PS autorizimin për arrestimin e Ballukut? Manja jep përgjigjen përfundimtare

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua kërkesa e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj deputetes Belinda Balluku, deputeti Ulsi Manja prezantoi raportin e përgatitur nga anëtarët e mazhorancës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin. Në fjalën e tij, Manja argumentoi se, sipas vlerësimit të mazhorancës, nuk plotësohen kushtet ligjore për rëndimin e masës së sigurimit ndaj Ballukut. Sipas tij, argumentet e paraqitura nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk provojnë ekzistencën e rrezikut për prishjen e provave apo nevojën për zëvendësimin e masës aktuale të sigurimit (pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit) me atë të arrestit në burg apo arrest në...