A do bashkohet opozita për të mposhtur Netanyahu-n?

A do bashkohet opozita për të mposhtur Netanyahu-n?

Sipas një analize të detajuar nga Andrew England dhe James Shotter për Financial Times, Izraeli po shkon drejt një momenti “ekzistencial” në zgjedhjet e pritshme parlamentare të vjeshtës së këtij viti.  Autorët nënvizojnë se pas dy viteve traumë që nga sulmi i 7 tetorit 2023, vëmendja po zhvendoset sërish te politika e brendshme, ku kritikët e Benjamin Netanyahu-t po e paraqesin votimin si një betejë për shpirtin e kombit. Analiza përshkruan se si vullnetarët që dikur mobilizuan teknologjinë për të identifikuar të zhdukurit dhe pengjet, po krijojnë tani një “dhomë lufte” me shënjestër politike kryeministrin. Karine Nahon, një nga organizatoret kryesore, shprehet për FT se zgjedhja është e thjeshtë: mbajtja e Izraelit si një shtet demokratik ose pranimi i një regjimi autoritar. England dhe Shotter vërejnë...