‘50 ton kokainë, 1 miliard euro dhe kullat e Tiranës’/ Gazetarja polake: A do të guxojë SPAK të hetojë Ramën?

‘50 ton kokainë, 1 miliard euro dhe kullat e Tiranës’/ Gazetarja polake: A do të guxojë SPAK të hetojë Ramën?

Nga Margo Rejmer Nuk ka gjë më të vështirë sesa të lidhësh pikat. Një nga burimet e mia thotë se disa javë më parë, përmes portit të Durrësit ka kaluar një ngarkesë prej 50 tonësh kokainë. Merrni kalkulatorin. 50.000 kilogramë herë 20.000 euro për kilogram bëjnë 1 miliard euro. Kjo është 12 për qind e buxhetit vjetor të Shqipërisë. Dhe kjo është vetëm një ngarkesë. Tani llogarisni sa njerëz duhen për të shpërndarë në rrugët e qyteteve evropiane 50 ton kokainë? Sa njerëz, juristë, bankierë, noterë, punonjës zyrash ligjore dhe agjentë shitjesh apartamentesh, duhen për të pastruar 1 miliard euro? Dhe kjo është vetëm një ngarkesë. Një gazetare e njohur ekonomike më tha: ‘Që nga viti 2018 pyesja veten se si e bënin? Si transportonin...