48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan
Nis punimet Samiti i Komunitetit Politik Europian në Yerevan, ku marrin pjesë 48 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa. Mes tyre është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili do të jetë pjesë e panelit kryesor të këtij takimi të 8-të, që zhvillohet nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”. Sipas raportimit të gazetares së RTSH, Denada Shkodrani, kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe gjatë qëndrimit në Armeni. Mes tyre përfshihen takime me kryeministrin armen Nikol Pashinyan, presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe liderë të tjerë europianë. Në samit kanë mbërritur gjithashtu figura të rëndësishme të politikës europiane dhe ndërkombëtare, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian Antonio...
Burimi:
javanews.al