Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
‘46 mln euro investime për ujësjellës e hidrovore që nuk punojnë’, Meta: Durrësin e përmbyti korrupsioni
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke ia atribuar përgjegjësinë korrupsionit dhe jo reshjeve të shiut. Në një status në rrjetet sociale, Meta akuzon Bashkinë dhe Qeverinë për keqmenaxhim të investimeve në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovoreve. Sipas tij, mbi 46 milionë euro janë shpenzuar në investime që nuk funksionojnë, duke sjellë pasoja të rënda për mijëra familje në Durrës, të cilat kanë pësuar dëme materiale si pasojë e përmbytjeve. Reagimi: “Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë. Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet...







