“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

Prej 9 ditësh, kryeqyteti është përfshirë nga protestat lidhur me investimin në Zvërnec. Anketa më e fundit e realizuar nga ‘Zëri i Shqiptarëve’ tregon se motivi kryesor i revoltës lidhet me një frustrim të thellë ndaj të gjithë spektrit politik në vend. Konkretisht, 45.2% e qytetarëve kanë deklaruar se po protestojnë kundër të gjithë klasës politike, ndërsa 24.5% e tyre janë pozicionuar drejtpërdrejt kundër qeverisë. Vetëm 15.7% e të anketuarve kanë si motiv parësor vetë investimin në Zvërnec dhe vetëm 14.6% e tyre janë deklaruar kundër familjes Trump.Ky sondazh u realizua me një kampion prej 1,475 banorësh të rritur në Shqipëri, ku linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit, duke u plotësuar në mënyrë...