447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

Përfituesit e amnistisë më të fundit miratuar nga qeveria më datë 6 Shkurt, do të duhet të presin fitimin e lirisë edhe diçka më shumë se 50 ditë. Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se projekt- ligji amnistisë, parashikohet të përfshihet në kalendar për tu diskutuar në komisionet parlamentare, në fillim të muajit Prill. Do të jetë Komisioni Parlamentar i Ligjeve komisioni përgjegjës për të çuar përpara këtë projekt ligj iniciuar nga ish ministri drejtësisë Besfort Lamallari. Parashikohet mesi apo fundi Prillit, në miratimin në parlament të projekt ligjit të amnistisë ku në total përfitues janë 447 të burgosur. Nga ky numër total përfitojnë vetëm 4 të mitur dhe vetëm 9 gra. Në projekt ligj parashikohet ulje dënimi për 5...