40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut
Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të ankesave në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Çështjet kryesore janë ato të pronësisë dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore. Në këtë kuadër, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u prit sot në një takim zyrtar nga Kryetari i GJEDNJ, Mattias Guyomar. “Takimi thekson partneritetin mes dy institucioneve, në mënyrë që Avokati i Popullit të mos jetë më thjesht një vëzhgues, por një filtër aktiv që kërkon zgjidhjen e këtyre dosjeve brenda kufijve të Shqipërisë, sipas standardeve të Strasburgut”, thuhet në një njoftim zyrtar të Avokatit të Popullit. Sipas të dhënave, 1/5 e ankesave (17%) që mbërrijnë në GJEDNJ nga Shqipëria lidhet drejtpërdrejt me pronën. 63% e ankesave vijnë nga mungesa e një procesi...
Burimi:
javanews.al